Mirë se vini në web faqen Gazmend Qorraj Jean Monnet Chair
Gazmend Qorraj Jean Monnet Chair Agim Ramadani 10000 Kosovo
Tel: +377 44 640 161
E-mail: [email protected]
Web: www.jeanmonnetchair.info
Dërgo porosi

Profesor Gazmend QORRAJ Jean Monnet Chair

Gazmend QORRAJ është profesori i parë dhe i vetëm në Kosovë që mban titullin Jean Monnet Chair për Integrime Evropiane në Universitetin e Prishtinës. Studimet e Doktoraturës i përfundoi në Universitetin e Ljubljanës në vitin 2009 ndërsa masterin në Tregti Ndërkombëtare dhe Integrime Evropiane në vitin 2004 në Universitetin Staffordshire, Britania e Madhe dhe Vrije University, në Bruksel.

Ka punuar për Autoritetin Bankar dhe të Pagesave të Kosovës, si Analist Monetar, për ICU (Njesia kreditore e Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian) si Drejtor i Financave. Këshilltar i Ministrit të Ekonomisë dhe Financave deri në qershor të vitit 2005. Nga qershori 2005 deri në shkurt 2008 Koordinator Nacional i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore dhe këshilltar i kryeministrit të Kosovës mbi çështjet e integrimit në BE. Bashkë-Kryesues i Delegacionit të Kosovës në Negociatat e CEFTA 2006.

Që nga viti 2001 ligjëron në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar në kuadër të Zyrës së Tempusit në Fakultetin e Ekonomisë dhe që nga viti 2006 ligjëron në ISU organizuar nga Universiteti i Vjenës Biznesit dhe Ekonomisë. Më 2010 botoi librin në gjuhën angleze,,Ndermarrësit dhe të vetë-punësuarit'' e cila u botua nga Lambert Academic Publishing, Gjermani. Integrimi Evropian dhe Kosova është libri i tij i dytë.

Në vitin 2011 ka fituar titullin prestigjioz ,, Jean Monnet Chair’’ nga Komsioni Evropian Bruksel.